Zjarri digjet aq sa ka lëndë për ta mbjatur flakën gjallë
Qenia jote jeton aq sa për Të Dashurin ndien mall
Drita jote jeton aq sa ke guxuar të digjesh
Sasia e hirit tënd është aq sa ke guxuar në flakë të shkrihesh
Mirësitë e tua peshojnë aq sa në peshore s’i ke vënë
Fjalët e tua vlejnë aq sa i ke bërë vepra ende pa i thënë
Zemra jote do të vlejë aq sa do të dashurosh
Për diç që s’ia vlen të vdesësh, nuk ke përse të jetosh. ~ Fatmir Muja