Atë që dashuria budalla e ka bërë
Do ta gjesh më të mençur se një botë të tërë
Kush gjeti shtëpinë në zemrën e tij
E di se në botë është veç qiraxhi
Qiranë e paguan veç me dashuri
E zemrës së vet s’i bëhet borxhli
Se shtëpia e huaj nuk bëhet e tij
Të gjitha përgjigjet t’i jep kjo Prezencë
Shih kush për kë është në ekzistencë
Arka vlen më pak se gjërat që brenda ruhen
Në mungesë të gjërave, arkat çfarë na duhen?
Kush për kë është bërë në këtë qenësi
Ti për këtë botë, a kjo botë për ty? ~ Fatmir Muja