Nëse guxon të mos jesh, gjithnjë do të mbetesh i pranishëm
Bukuria s’ekziston, nëse nuk je i vetëdijshëm
Lulet që ti i sheh si të bukura, gomari i sheh si ushqim
Aman, ç’ke që burgosesh në një përceptim?!
Shikuesi je ti, e shikuara ajo që sheh
Kush ekziston vërtetë, ti apo ajo që njeh?!
Ti je për të folur për gjërat e jo gjërat për ty
Kush e ka mbyllur zemrën, s’i duhet shikimi me sy. ~ Fatmir Muja