Mos ia kujto asnjë zemre që je gjallë,
Edhe nëse për harrimtarët e tu ndien mall
Askush s’të ka harruar pa dashje, pa hir
Për secilin lutu, asnjërin mos e thirr
Lutja është Thirrje në Qendrën e Jetës
Kush të mban në zemër, nuk të ndan prej vetes
Lutja është kujtim për gjithë harrimtarët
Nga i njëjti diell ngrohen gjithë të ndarët
Lutja është çelësi që hap Shtatë Qiej
Veç kush nuk ka zemër, nuk mund të të ndiejë
Malin e harresës lutja e bën pluhur
Asnjëri s’të duhet, të gjithë janë të duhur. ~ Fatmir Muja