Gjërat mund të vjetërohen, por çdo hedhje shikimi mbi to është i ri. Shikimet tona ndaj gjërave nuk vjetërohen kurrë sepse gjërat ekzistojnë për ne e jo ne për gjërat. Kur ne i vështrojmë njerëzit si gjërat, dëshmojmë se kemi harruar që jemi më shumë se to. Përceptimi për tjetrin është përceptimi që kemi për veten. Të vështrosh shpirtërisht, domethënë të gjesh shpirtin në gjithçka, por ama, vetëm ata që s’e kanë humbur Frymën e tyre, mund ta gjejnë shpirtin tek tjetri. Trupi sot është i ri, nesër vjetërohet e vrojtuesi i trupit nuk njeh vjetërsinë sepse nuk ka qenë i ri ndonjëherë. Trupi pa shpirtin shndërrohen në një gjë, shpirti pa trupin mbetet njëlloj: potencial i energjisë së pastër përtej çdo gjëje. ~ Fatmir Muja