Një ortek dhembjesh u rrokullis nga maja e malit të zemrës
e gjer sa shpirt ka njeriu, dhembja ndihet në trup
Zemra më tha: “Fshihu nga bota, por mos humb!”
Një perlë e fshehur në fund të detit askujt s’i ka humbur
Ajo pret zhytësin guximtar që ekzistencën t’ia bëjë të bukur
Dashurisë nuk i duhet askush, të gjithëve u duhet Dashuria
I rrituri që ka humbur të vërtetën, le ta kërkojë te fëmija
Në Dashuri nuk duhen fjalët, aq më pak fjala “Të dua!”
Dashuri quhet ajo kur me fjalë dot nuk e thua. ~ Fatmir Muja