Kur varroset një farë e vetme
Mijëra të tjera do të mbijnë
Bëje veten kurban në heshtje
Shih sa fjalë në zemër vijnë
Ti ke ardhur nga një botë tjetër
Këtu je mbjellë si një farë
Mos e quaj dashuri
Atë që të bën të ndarë
Brenda farës ka shumë lule
Që po presin të gufojnë
Frikacakët i tremben vdekjes
Prandaj kurrë s’mund të jetojnë
Mbille veten sot në tokë
Dhe lulëzo në Qiellin e Shtatë
Mijëra net në paçe humbur
Mos e humb edhe këtë natë! ~ Fatmir Muja