Një llambë e pandezur në errësirë s’vlen gjë
Kur Dielli të ketë lindur, ndezja s’duhet më
Po nuk u ndez zemra ta dëshmojë praninë
Me humbjen e kohës, humbet dhe cilësinë
Mos lejo që ndezja të vlejë aq sa fikja
Kur nuk ndodh takimi, a duhet gjë pritja? ~ Fatmir Muja