S’mund të ndriçojë jashtë, çfarë s’ndizet përbrenda
Jashtë do të gjesh dritë, aq sa ndriçon zemra
Ditën e bën të bukur veç Dielli i Dashurisë
Se e jashtmja e tij s’është kundër brendisë
Kur në zemrën tënde Diellin ta kesh gjetur
Asgjë e errësuar në botë s’ka për të mbetur. ~ Fatmir Muja