Mungesa shkakton mall e dhembje
Malli e dhembja dashurinë dëshmojnë
Se askush tjetër veç të dashurve
Ditëve tona nuk mund t’u mungojnë
Duke shpalosur Emrat e Tu
Faleminderit që më përlote
Gjithçka që duket, s’mund të mos zhduket
Ajo që s’mungon është Fytyra Jote. ~ Fatmir Muja