Hijet janë dëshmi për dritën, ashtu siç janë dhembjet dëshmi për gjallërinë. Sa më i gjallë të jesh, aq më thellë do të ndiesh. I dashur mund të jesh duke qenë i ndjeshëm dhe i paditur, por jo duke qenë i ditur dhe i pandjeshëm. Sa më të theksuara hijet, aq më afër drita. Duke shpalosur diellin e zemrës sate, do t’i duash të gjitha hijet që janë pasojë e tij. Duke njohur shpirtin tënd, do t’i duash të gjitha dhembjet që janë pasojë e gjallërisë së tij. Dhembja ekziston për shkak të gjallërisë e jo gjallëria për shkak të dhembjes. Kush dëshiron vdekjen për t’iu shmangur dhembjeve, “harron” se vdekja është vetëm njëra nga dhembjet. ~ Fatmir Muja