Një copë e një zemre të thyer vlen më shumë se bota e tërë
Se dhembja që të ka goditur, zemrën të ndjeshme për botën ta ka bërë
Në aq copë sa je thyer, në po aq gëzime ke për t’u kthyer
S’ka penë më të bukur se ajo që në gjakun tënd është ngjyer
Shkruaji Fjalët e Gjalla që bota të mos mbetet e vdekur
Disa të kanë gjetur pa të parë, ca të kanë parë por s’të kanë gjetur
Shkruaji germat e tua në fletët e zemrave që dhembin
Malet e plagëve të jetës nga qeniet e tyre le t’i shembin
Shkruaj për ndarjet dhe takimet pa frikën se do ta teprosh
Aq sa takime të kanë ndodhur, po aq ndarje do përjetosh
Me vdekjen e trupave, dashuritë nuk vdesin
Ka shpirtra që s’të thërrasin, por gjithmonë të presin. ~ Fatmir Muja