Çaje zemrën e nxirri fjalët që çdo zemre i duhen
Ç’punë bëjnë ilaçet që brenda arkave ruhen?
Zbriti fjalët e zemrës nga Qielli i Shtatë
Ç’dashuronjës je ti që s’bëhesh kurban çdo natë?
Të flihet, ë? Mirë de, kapakët janë bërë për sy,
Kush kë e do më shumë: ti gjumin apo gjumi ty?
E ke vënë re një gjë, kur gjumi të vjen pareshtur
Janë të vetmet çaste kur goja hapet për të heshtur
Kur gjumit t’ia kesh dorëzuar trupin e pafuqishëm
Ku mbetet mendimi që ti je i rëndësishëm?
Veç i dashuruari që nga mendimet s’është kapur
Kur sytë t’i ketë mbyllur, mbetet zemërhapur
Po s’të zuri gjumi duke dashuruar
Më mirë të kishe fjetur kurrë për të mos u zgjuar. ~ Fatmir Muja