Kur e do dikë,
i do të gjitha gjërat që kanë lidhje me të
E dashur bëhet sofra ku i dashuri ushqehet
E dashur bëhet fjala me të cilën rrëfehet
I dashur bëhet emri me të cilin quhet
Për të s’pyet “A mundem?”, për të pyet “A duhet?”
E dashur bëhet dera ku ai hyn e del
E dashur bëhet rruga në të cilën shkel
Fjala “jam i zënë!”, s’ka vend në dashuri
Çdo gjë ka të bëjë me KËTU dhe TANI. ~ Fatmir Muja