Po ndeze zjarr në zemër,
Dashuri do të gjesh në çdo Emër
Në gëzime njerëzit duken të gjithë njësoj
Në dhembje secili ç’mban në zemër do të dëshmojë
Sprova që është shkruar nga Lapsi, gjithsesi do të vijë
Ti zgjidh, si do ta presësh, me durim apo marrëzi?
Atë që durimtari bën në fillim të sprovës
I marri e bën në fund duke qenë humbës i kohës
Jeta është festë, ti i ftuar në të
Rastësitë janë të qëllimshme, mjafton ta ndiesh këtë gjë
Festo në çdo gjendje, po deshe të jesh festues
E shikuara zhduket po nuk pati shikues. ~ Fatmir Muja