Prit!
Ngutja s’të bën punë
Nëse je vonuar
Në kohën e duhur
Gjithçka është takuar
Përgjigje do të marrësh
Për gjërat që je lutur
Për t’u gjelbëruar
Pema nuk është ngutur
Çdo gjeth që gjelbëron
Ka degën e tij
Ajo që ti pret
Në takim do vijë
Nëse ndonjë degë
Nga stuhia thyhet
Për një tjetër stinë
Takimi nuk shtyhet. ~ Fatmir Muja