Ndjenja për dikë kurrë s’do të më vdiste
Nëse vetë ai nuk do të ma vriste
Por fundet kur vijnë, dëshmojnë për fillimet
Secili mbaron siç i ka qëllimet
Me maskë kush afrohet, pa të do të largohet
Kur t’i ketë rënë maska, për maskë do të kujtohet
Ashku për dikë kurrë s’do të më venitej
Nëse nga ai vetë nuk do të më vritej
Zemra e maskuar, sëmuret por nuk dhemb
Vjen si trëndafil, ikën veç si gjemb
Secilin pa maskë fundi do ta presë
Me maskë mund të jetojë, por nuk mund të vdesë. ~ Fatmir Muja