Kur t’i jesh dorëzuar Dashurisë, marrin kuptim të gjithë Emrat
Fjalët bëhen të gjalla vetëm kur të jenë ngjallur zemrat
Mendimet do të jenë dorëzuar kur gjërat t’i kesh shijuar
Në kujtesë do të bëhen shëruese, kujtimet që të kanë lënduar
Për dëshirat e papërmbushura, do të jesh falënderues
Dashuria bëhet e denjë vetëm nëse je dashurues
Vetëm takimi me Veten është takim i rëndësishëm
Vetëm ku gjelbërohet dheu, uji është i pranishëm. ~ Fatmir Muja

www.fatmirmuja.al 2018