Dashuria bën dallimin e të gjitha ngjyrave, pa i ndarë nga njëra-tjetra. Të kesh Zemër të Gjallë domethënë të dallosh gjithçka pa ndarë asgjë. Kur lulja ndahet nga rrënja, mund të vrojtohet se ç’ka brenda kërcellit e gjetheve, por ajo tanimë është e vdekur. Çdo ndarje e copëzim është përqasje e egos. Zemra e Gjallë e do lulen e gjallë të ekzistencës. Uji i pangjyrë i bën të mundura të gjitha ngjyrat e lules. Ji i pangjyrë që të gjitha lulet shumëngjyrshe të gufojnë në qenien tënde. ~ Fatmir Muja