Ku bën hije kubja jeshile
Të gjitha stinët njëherësh vijnë
Se kush është i dashuruar
Brenda vetes ka çdo stinë
Dashuronjësi kur mbyll sytë,
zemra mbetet e pafjetur
Kush më shumë në ekzistencë
mbetet më i përshëndetur?
A nuk ishte uji në Tokë,
Para se të lindtte çdo etje?
Cila qenie në këtë Prani,
Në çdo çast merr përshëndetje?
Cili emër, cila zemër
Shkon atje, por këtu mbetet
Cili lot shkon në atë botë
Por në këtë botë kurrë nuk tretet?
Ti me mua, unë pa ty
Mos aman, më bëj derman
Është veç Një, nuk janë dy
Por veç nefsi po na ndan
Ajo zemër që ngjall tokën
dhe çdo stine i jep ashk
thotë secili me atë që do
në amshim do të jetë bashkë
More vesh a s’more vesh
Këtu s’ka gjë për t’u kuptuar
Fjalët vdesin, ndjenjat ngjallen
Për ata që kanë shijuar. ~ Fatmir Muja