Hahaha!
A ende nuk u njohe me veten o ti që më bëre të qesh
Kur zgjedh kohën e gabuar, në vendin e duhur s’mund të jesh
Po as macja nuk kërcen nga lartësitë e mëdha se peshën e trupit të vet e njeh
As bufi nuk shfaqet ditën se e di që kthjelltë nuk sheh
Edhe qeni që ruan delet bëhet dele në përballje me luanin
Aq e ka forcën besniku se jo që dëshiron ta tradhtojë çobanin
Edhe breshkës që ecën ngadal nuk i bëhet vonë
Koha asaj i mjafton se me qindra vjet jeton
Të gjitha gjallesat e tokës jetojnë pa e gënjyer veten
E ti ende frikësohesh të jetosh me Të Vërtetën. ~ Fatmir Muja

www.fatmirmuja.al 2015