Mund të jesh i ditur, por i papërndritur
Por s’mund të jesh i përndritur e të mbetesh i paditur
Se dashuria nuk është dije, është zjarr që nga asnjë dije s’është fikur
Sa më shumë të kesh rënë në të, aq më shumë do të jesh ngritur
Ajo nuk është fjalë, por të gjitha fjalët nga ajo shpërthejnë
Germat janë gurë mbi varre pranë zemrave që nuk ndiejnë
Ore, mbylle gojën, flake lapsin e ma dëgjo një fjalë mua:
Dashuronjësve s’u duhen gjë llafet e tua,
e të tjerët s’e dinë çfarë thua. ~ Fatmir Muja