Ç’bën urrejtja?
Urryesin e sëmur, të urryerin s’e ndryshon
Trupin s’e ngop, shpirtin e dënon
Në zemër ndez ferrin dhe parajsën djeg
Rrugës së hapur s’ia lë asnjë shteg
Derën pa dry e lë të pahapur
Asgjë s’dhemb më shumë se plaga e papërgjakur
Në trup nuk shihet, në gjithë qenien ndihet
Lëngohet nga sëmundja që ilaçi i dihet
Secili urryes tjetrin urren
Aq sa urrejtje në vetvete ndien
Secili dashuronjës ofron dashuri
Aq sa e ndien ashkun në qenien e tij
E ç’është urrejtja, meqë shërohet me ashk?
Është dashuri, por e kthyer mbrapsht. ~ Fatmir Muja