Një i urtë nuk di gjë,
Por urtësitë shfaqen në të,
Ajri nga njerëzit s’është bërë
Por mban gjallë trupin e tërë
Sikur ajri është urtia
Zbret në Zemër nga Pafundësia
Një i urtë është dëshmitar
Diturinë nuk e bën barrë
Është në të por s’është e tij
Se veç egoja thotë “unë di”
E çfarë thotë një i ditur
Nuk e thotë një i përndritur
Dëgjo pak, por dëgjo thellë
Kërko shumë, ama pak merr
Kjo urtësi është e djeshme
Por e vlefshme për çdo të nesërme
Dje as nesër s’dëgjon dot
Dëgjo tani, dëgjo sot:
Kur në trup na hyn një gjemb
Nuk do mend që trupi dhemb
Një gjemb të dytë duhet marrë
Për ta nxjerrë gjembin e parë
Kështu janë dija dhe padija
Mësoji dhe hidhi të dyja
Se kur shpirti trupin lë
S’të bëjnë punë asnjëra më
Është e vjetër kjo urtësi
Por të mban përherë të ri. ~ Fatmir Muja