Dashuria nga Ti më çon te Ti
sepse Ti je Dashuria
Ka dështuar të dashurojë ajo zemër
që beson se këto janë fjalët e mia
Në vargun e fjalëve që them
unë s’e di cila do të jetë fjala pasuese,
Një zemër gjykuese a mund të jetë dashuruese?!
Qendra është Pika që përcakton periferitë,
Nëse kujtimet janë të gjalla,
a quhen të vdekura dashuritë?
Në Rrotullimin e Jetës zemra bëhet pasqyrë,
Më shih pak në zemër, mbasi të më kesh parë në fytyrë. ~ Fatmir Muja