Trupit i jep ushqim toka
Për tokën trupi bëhet ushqim
Në këtë Shfaqje Dashurie
Nuk ka humbje pa një kthim
Lutja i jep zë mendimit,
e mendimi në Lutje tretet
Kush var shpresat te të tjerët
Në duar të të tjerëve mbetet
E për humbjet e kësaj bote
Dashuronjësi nuk mërzitet
Në pazarin e dynjasë
Dikush shet, dikush shitet. ~ Fatmir Muja