Do të doja të të flisja sonte, por zemra ime është e thyer
Dhe kam frikë se fjalët që prej saj mund të burojnë, pa dashje të lëndojnë
Në detin e përgjakur të kësaj zemre ti shumë herë je mbytur
Ushqimeve që hëngre s’ua di shijet se i ke gëlltitur pa i përtypur
Për gabimet e mendjes, pa faj mund të të vuajë zemra
Dashuria kur premton trëndafila, patjetër të dhuron edhe gjemba. ~ Fatmir Muja

www.fatmirmuja.al 2016