“Mendimi yt është i gabuar.
Kaq dhe mos e shfaq!”
“Epo, nëse është mendim,
s’ka si të mos jetë gabim,
sepse të gabuarit lind nga të menduarit
Mendimi është mitra ku ngjizet gabimi
Aty ndizet ferri, të djeg kundërshtimi
Për të mos qenë gabim,,
s’duhet të jetë mendim
Duhet të jetë gjendje, përndijim dhe shije
Ku ndërhyn mendimi, s’mund të ketë vetëdije.” ~ Fatmir Muja