Besoja se njerëzit i ndan largësia,
por e ndieva se i ndan shpërfillja,
Mendoja se dashuria buron nga sytë
kur pashë të verbërit se si duheshin,
kuptova sa i verbër jam
Kujtoja se dashuria gjallërohet nga fjalët,
kur pashë shurdhmemecët se si shpreheshin,
kuptova sa shurdhmemec jam
Gjykoja se njerëzit tradhtojnë njëri-tjetrin
por u bëra i vetëdijshëm që secili tradhton veten:
ca burra shpirtin, ca gra trupin
Po e kundërta, a nuk mund të bëjë vaki?
Për ta thënë, duhet t’i takosh të kundërtës,
prandaj nuk e di. ~ Fatmir Muja

Artwork by Fatmir Mustafa