Kur dita të ketë vdekur e nata të jetë ngjallur
Nuk bëhet i bukur gjynahu që është falur
Por ti je i bukur gjersa kërkon Falje
Se në Dashuri nuk ka rrugë pa dalje
I bukur në Qiell, i bukur në Tokë
I bukur në shoqëri, i bukur pa shokë
I bukur në fitore, i bukur në humbje
Si mund të jesh ndryshe, kur humbet në Lutje?
Në çastin kur lind, dielli perëndon
Veç Dielli i Zemrës gjithnjë ndriçon
Ndize zemrën tënde, mos pyet për asgjë
Drita pa ty mundet, ti s’mundesh pa Të. ~ Fatmir Muja