Mendja është si muri: mundëson ndarjet. Vetëdija është hapësira pa mure. Muret, sado të zbukurohen, mbeten kufizim hapësire. Kufiri midis teje dhe zemrës është mendja. Po e fshive kufirin, nuk do të kthehesh kurrë më në burgun që ke ndërtuar, sepse kushdo që ka provuar pakufizueshmërinë, nuk mallëngjehet kurrë për hapësirën e kufizuar. Muret le të mbeten në botën fizike, ti je më shumë se kjo botë. ~ Fatmir Muja