E shëmtuar plaga, i bukur shërimi,
Ç’duhet afërsia, kur të dhemb largimi?
Më e mirë është ndarja, apo mostakimi?
Aman ç’është kjo ndarje, a s’mjafton dallimi?
Shijet edhe gjendjet në botë janë bërë gjallë
Për t’i bërë dallimet botën pa e ndarë
Një zemër e gjallë s’mund të mos ndiejë dhembje
Ku janë ato ndarje, përveçse në mendje?
E tëra është Një, ti je Vetëdije
Kur gjen ilaçin, mos pyet për shije
Të dallosh pa ndarë, të mos ndash duke dalluar
Edhe kur të jesh mbytur, do të jesh i shpëtuar. ~ Fatmir Muja