Njëri e shau tjetrin dhe s’la gjë të ligë pa i thënë
Tjetri qëndroi në heshtje sikur Hyjnorja gjuhë të mos i kish’ dhënë
Heshtja acaroi sharësin dhe të sharit i tha me zemërim:
Aman, përse nuk më shan, apo e meriton këtë përçmim?
I shari e pa qetësisht dhe buzëqeshja në fytyrë iu ngjall
“E ku t’i gjej të sharat, – i tha – “më thuaj ti, ku t’i marr?
S’mund ta nxjerrësh nga goja atë që s’e ka zemra
Nga fruti s’merr lëng tjetër veç atij që ka brenda. ~ Fatmir Muja