Kur pushteti i dashurisë nuk i lë vend dashurisë për pushtet
Heshtja e ekzistencës me të gjitha gjuhët e botës flet
S’ka gjuhë të huaja, të gjitha gjuhët na përkasin
Liria e vetëshprehjes së njerëzve matet me aq sa të vërtetën flasin
Aty ku dashurohet, s’ka nevojë të mendohet
Mendimet bëhen të pranishme kur diçka nuk shijohet
Në çastin që shijon, mendimet s’të duhen më
Nëse beson se të duhen, nuk paske shijuar gjë. ~ Fatmir Muja