Syve u shfaqet e thepisur maja e malit nga largësia
Po kur këmbët ta kenë shkelur majen, ndryshon e gjithë pamësia
Ashtu si nga larg, as nga afër nuk shfaqet vërtetësia
Shqisat janë për të kërkuar, zemra është për të gjetur
Dashuria shpaloset kur vetëm të kesh mbetur
Mosnjohja të le të pazgjuar edhe kur mos të kesh fjetur. ~ Fatmir Muja