Fundi i një nate dëshmon për agimin
Fundi i një dite dëshmon për vazhdimin
Dielli s’lind me lindjen, nuk vdes me perëndimin
Zemra e dashuruar nuk e njeh mbarimin
Një lutje e heshtur nxjerr pafundësisht zëra
Asgjë veç mendimit, s’të ndan nga E TËRA
Në Dheun e Jetës mos qëndro veç farë
Bëhu trung me degë, nga Dielli i pandarë
Gjelbërohu e thaju, digju e ndriço
Asnjëherë në Tokë s’vjen një natë si kjo. ~ Fatmir Muja