Çdo pritje dëshmon sa vlen pritësi, e jo pritja
Takimi me të priturën është si dera dhe trokitja
Nuk mund të tingëllojë një derë, po i mungoi goditja
Durimi është buka e shpirtit – kafshatë që në dhembje ngjyhet
Një zemër kurrë s’mund të hapet, në qoftë se kurrë nuk thyhet
Gjithçka ndodh në kohën e duhur, nuk ka takim që shtyhet,
e nëse shtyrjet të kanë vrarë, dëshpëruar e lodhur,
Dije se edhe vetë shtyrjet në kohën e duhur kanë ndodhur. ~ Fatmir Muja