S’ka udhëtim më të bukur se ai i të dashuruarit
që për tek i Dashuri udhëton
S’ka takim më të dashur se ai që dëshmon se ndarja s’ekziston
Të gjitha ndarjet në ekzistencë janë mashtrime që ia bëjmë vetes
Mjalti është dëshmitar i takimit mes lules dhe bletës
Gjërat në ekzistencë fshihen brenda njëra-tjetrës
Rrugët janë bërë nga trupat se trupave u janë dashur
Për zemrat e hapura ndarje kurrë nuk ka pasur
Bëje zemrën tënde rrugë të çdo udhëtimi
Kudo që të shkosh, ti je destinimi. ~ Fatmir Muja