Shih ç’i ka bërë Fryma baltës nga e cila trupi të është bërë
Librat flasin për copëza, ndërkaq ti je i Tërë
Ato që gjithnjë i ke ditur, do t’i gjesh në fletët me germa
Fjalët mbeten të vdekura nëse nuk jetojnë në zemra
Toka dhe Shtatë Qiejt në ty janë dashuruar,
Me pamjen tënde të jashtme veten e ke mashtruar
Në trupin që një ditë zhbëhet, veten e ke robëruar
A ende do të budallallepsesh libra duke lexuar?
Je germa më e bukur që në Univers është shkruar
Ato që lexon në libra janë shenja që një udhë tregojnë
Udhëtarë mund të të quhen vetëm ata që udhëtojnë
Leri germat në letra, në veten tënde udhëto
Aty do ta gjesh kuptimin e urdhërit “Lexo!”. ~ Fatmir Muja