Asgjë sikur ndarja nuk flet për praninë
Asgjë sikur dhembja s’flet për dashurinë
Asgjë sikur fundi s’ta kujton fillimin
Asgjë si gjynahu s’ta kujton pendimin
Fillimet dhe fundet veç për trupin janë
Nisje edhe mbërritje kurrë zemrat nuk kanë
Më godit në zemër, më thellë të ndiej dhembje
Çfarë ka hyrë në zemër, do të rrijë në mendje
Kur ndodhin takimet, të bukura bëhen pritjet
Nuk na takojnë ardhjet, as nuk na ndajnë ikjet. ~ Fatmir Muja