Ti që nuk guxon të vdesësh, nuk mund të dashurosh
Për diçka që s’vlen, asgjë s’do të flijosh
Nëse dashuri e quan atë për të cilën s’do të vdesësh
Atë që do ta braktisësh, përse duhet ta presësh?
Ç’të duhet një takim që fundin ia mendon pa ndodhur
Ç’të duhet fjalët e mia, po s’më ndieve pa të folur
Ik ku ta thotë mendja, fshihu në errësirë, larg meje
Pa dritën vendet e errëta kurrë nuk do t’i gjeje. ~ Fatmir Muja