Qielli i i ashikëve është i përgjakur gjithnjë
S’do të thotë që s’dhembin plagët, pse goja nuk nxjerr zë
Dera e kujtimeve të tyre nuk mbyllet me asnjë dry
Ajo që ndihet me zemër, nuk mund të shihet me sy
Ajo që shihet me sy, në zemër mund të mos gjejë vend
Por ajo që shihet me zemër, nuk ka nevojë për mend
Trupin mund ta prekë secili, por shpirtin veç ai që ndihet
I afërt është ai që e do, e jo ai që shihet. ~ Fatmir Muja