Malli kurrë nuk është i tepërt
Edhe pse gjithnjë i dhembshëm
Në botë s’ka të mirë e të ligj
Por të ndjeshëm dhe të pandjeshëm
Kush nuk ndien, s’i duhet dija
E kush s’di, prapë ndien mall
Të ndjeshëm të bën veç dashuria
Kush nuk do, nuk është gjallë
Nuk u duhet këmbëve ecja
Syve s’u duhet shikimi
Nëse s’ecën as s’sheh me zemër
S’bën punë lindja as perëndimi
Por ti brenda vetes ke
Të gjitha ecjet dhe shikimet
Në zemrën tënde i kam gjetur
Të gjitha lindjet e perëndimet. ~ Fatmir Muja