Nëse numrat nuk i sheh veç si shifra
Në çdo përllogaritje, ka një përndritje
Kur është i saktë rezultati i përllogaritjes
Domethënë që numrat janë parë sipas Përndritjes
Por kur rezultati del i gabuar
Ti je përgjegjës për hesapin e ngatërruar
Ta bëjmë më të thjeshtë këtë gjë?
Rezultati i saktë ekziston gjithnjë
Në rastet kur ai del i lajthitur
S’kanë faj numrat, por ai që i ka llogaritur
Sadoqë rezultati i gabuar është një fakt
I vlefshëm mbetet veç rezultati i saktë. ~ Fatmir Muja