Kur e do pse nuk të duhet
dhe të duhet pse e do
brenda zjarrit tymi ruhet
edhe pse tymi nuk ngroh
– Ç’do t’thotë kjo se s’e marr vesh?
– Natyrisht që nuk e merr,
S’u bë tymi për të ngrohur
po pa tym zjarri nuk del.
Kur s’më ngroh, fort më djeg
Ç’është ky prush i mallit tonë?
– Në fillim shfaqet tymi,
e zjarri një çikë më vonë.
Tym e zjarr, të pandarë
Ndezja këtë e nxjerr në shesh
Jemi këtu veç për t’u dashur,
e jo për t’u marrë vesh. ~ Fatmir Muja