Dielli, megjithëse nuk është në Tokë, ndriçon për Tokën. Për hir të Dashurisë digjet e nga djegia buron drita. Gjithçka që digjet, ndriçon. Në çdo gjë që futet zjarri, futet drita. Duke u djegur së brendshmi, ndriçon së jashtmi. Çdo zemër është Diell: nëse ndizet, bëhet dritë, nëse nuk ndizet, mbetet e barabartë me errësirën. Çdo zemër e dashuruar digjet për të dashurin e saj. Çdo dashuronjës lutet për të dashurin e tij. Dashuria është zjarr e lutja është thirrje. Kur zjarri ndizet, drurin e shndërron në dritë e drita i thërret fluturat të cilat nga dashuria për dritën digjen derisa të jenë bërë edhe vetë dritë. A mund të quhesh dashuronjës, nëse nuk guxon të bësh dritë as sa një flutur?! ~ Fatmir Muja