Në Librin e Rrugës sate shumë gropa janë gërmuar
Disa janë për t’u kapërcyer, ca të tjera për t’u mbuluar
Që ta kapërcesh një gropë, duhet bërë ca hapa mbrapa
Qëllimi i rrugëtimit s’janë rrugët, sado qofshin të gjata
Mbulimi i një grope, s’të bën rrugëtar të vonuar
Sot je mbulues, nesër i mbuluar
Mbulo bukur,
që edhe kur të jesh mbuluar,
prapë të jesh i dukur! ~ Fatmir Muja