Aty ku do të shkosh
Ke qenë i ftuar gjithnjë
Toka dhe qiejt të kanë thirrur
Edhe kur s’ke dëgjuar gjë
Ngjyra e lapsave është tharë
Në fletët e amshueshme
Harta jote është qëndisur
Me germat e pandryshueshme
Dynjaja është shumë e shkurtër
Dhe kohën s’e meriton kushdo
Një çast vlen më shumë se jeta
Kur ndahet me dikë që e do. ~ Fatmir Muja