Kur tjetrin e duam, veset e mangësitë s’ia shohim
Kur tjetrin e urrejmë, virtytet dhe vlerat s’ia njohim
Kështu katandisemi gjithnjë në greminat e jetës
Jo për shkak të tjetrit, por për shkak të vetes
S’na lëndon padija, as fati i shkruar
Asgjë s’na poshtëron veç dijes së gabuar
I vetmi gjynah – mosnjohja e vetes
Ushqehemi me gënjeshtra në emër të Së Vërtetës. ~ Fatmir Muja