Një mendim mbyt vetëdijen
E bën zemrën të palumtur
Ç’bënë Ademi e Havaja?
Për një frut kopshtin kanë humbur.
Si një erë e neveritshme
Që s’të bën të ndihesh mirë
Shkaku i saj zë vend pak fare
Por ndot goxha një hapësirë
A të ikësh, a të rrish
Kur mbyll hundën, ç’ndodh me gojën?
Mos braktis vendin që do
Hiq shkakun, s’e ke pasojën. ~ Fatmir Muja